Ftesa që hapen në telefon.
Zgjidh dizajnin, na dërgo emrat dhe ne ta përgatisim ftesën. Ti vetëm ua dërgon mysafirëve linkun.
Prekeni ftesën për ta hapur
Për çdo festë
- Dasmë
- Fejesë
- Kanagjegj
- Ditëlindje
- Ditëlindja e parë
- Baby shower
- Zbulimi i gjinisë
Kopertina që mysafirët e hapin vetë
Dyer me vulë dylli, zarf me trëndafila, perde kadifeje. Ftesa del pasi mysafiri e hap, me muzikë, foto dhe hartë të vendit.
Si funksionon
Zgjidh festën dhe dizajnin
Ngjyrat, zbukurimet dhe shkronjat vijnë gati, ti vetëm zgjedh.
Zgjidh si hapet
Dyer, zarf, perde ose libër, secila me animacionin e vet.
Na dërgo tekstet
Emrat, data, vendi, programi. Ne e përgatisim ftesën dhe ta dërgojmë ta shohësh.
Dërgoje me link
Në WhatsApp, Viber ose Instagram. Ndryshimet i bëjmë kur të duash.
Për dekoratorë dhe organizatorë
Ofrojani klientëve tuaj edhe ftesën
Ju merreni me dekorin, ne me ftesat. Ftesën e bëjmë në ngjyrat dhe stilin e dekorit tuaj, që gjithçka të duket si një e tërë.
Shërbim i ri për faqen tuaj
Shtojeni ftesën digjitale në ofertën tuaj pa punë shtesë.
I njëjti stil nga ftesa te salla
Ngjyrat dhe motivet e dekorit kalojnë edhe në ftesë.
Ne merremi me gjithçka
Krijimin, ndryshimet dhe linkun për mysafirët.