Ftesa Digjitale
Politika e privatësisë
Përditësuar më 12 tetor 2026
Ftesa Digjitale (uebfaqja dhe aplikacioni për iPhone) krijon ftesa online për dasma, fejesa, kanagjegj, ditëlindje, baby shower dhe festa të tjera. Nuk ka llogari, nuk ka reklama dhe nuk përdorim mjete gjurmimi.
Çfarë ruajmë
- Tekstet e ftesës që shkruani: emrat, data, ora, vendi, lidhja e hartës adresa, veshja dhe tekstet e tjera, bashkë me dizajnin e zgjedhur. Ato ruhen në serverin tonë që ftesa të shfaqet te lidhja juaj. Kushdo që ka lidhjen e ftesës mund ta shohë.
- Fotot që shtoni në ftesë (deri në 3), vetëm ato që zgjidhni vetë. Aplikacioni i zvogëlon para se t’i dërgojë. Shfaqen në ftesë, kështu që kushdo që ka lidhjen mund t’i shohë. Fotot që ngarkoni por nuk i publikoni fshihen automatikisht pas 7 ditësh.
- Një version të koduar (hash) të lidhjes së ndryshimit, që vetëm ju ta ndryshoni ose fshini ftesën. Vetë lidhjen nuk e ruajmë.
- Adresën IP, për rreth një orë, vetëm për të kufizuar sa ftesa krijohen nga e njëjta adresë (mbrojtje nga abuzimi). Ofruesi ynë i serverit, Cloudflare, mund të mbajë regjistra teknikë të kërkesave për pak kohë.
Në telefonin tuaj
Aplikacioni ruan në telefon listën e ftesave që keni publikuar, lidhjet e tyre të ndryshimit (në Keychain të iOS) dhe draftin që po shkruani. Këto nuk dërgohen askund tjetër.
Çfarë nuk bëjmë
Nuk mbledhim emër përdoruesi, email, kontakte, vendndodhje apo të dhëna pagese. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat me palë të treta, përveç ofruesit të serverit që i mban ato.
Fshirja
Fshini ftesën kur të doni nga aplikacioni ose me lidhjen e ndryshimit; ajo hiqet menjëherë nga serveri, bashkë me fotot e saj. Një foto që e hiqni nga ftesa fshihet po ashtu. Nëse e keni humbur lidhjen e ndryshimit, na shkruani nga adresa më poshtë dhe na tregoni lidhjen e ftesës.
Përmbajtja e papërshtatshme
Ftesat nuk shfaqen në asnjë listë publike; i sheh vetëm kush ka lidhjen. Nëse një ftesë përmban diçka të paligjshme, fyese ose që shkel të drejtat e dikujt, prekni «Raporto këtë ftesë» në fund të saj ose na shkruani. E shqyrtojmë dhe e heqim brenda 24 orësh.
Kontakti
BK Solutions SH.P.K. · contact@bk-solutions.info
Privacy policy
Updated 12 October 2026
Ftesa Digjitale (the website and the iPhone app) creates online invitations for weddings, engagements, henna nights, birthdays, baby showers and other celebrations. There are no accounts, no ads and no tracking.
What we store
- The invitation's text you enter (names, date, time, venue, map link, address, dress code and other texts) and the chosen design, on our server, so the invitation shows at its link. Anyone with the invitation link can see it.
- Photos you add to an invitation (up to 3), only the ones you pick yourself. The app shrinks them before sending. They show in the invitation, so anyone with its link can see them. Photos you upload but never publish are deleted automatically after 7 days.
- A hash of the edit link, so only you can change or delete the invitation. The link itself is not stored.
- Your IP address, for about an hour, only to limit how many invitations one address can create. Our hosting provider, Cloudflare, may keep short-lived technical request logs.
On your phone
The app keeps the list of invitations you published, their edit links (in the iOS Keychain) and your unpublished draft on the device. They are not sent anywhere else.
What we don't do
We don't collect user names, emails, contacts, location or payment data, and we don't sell or share data with third parties beyond the hosting provider that holds it.
Deletion
Delete an invitation at any time from the app or with its edit link; it is removed from the server immediately, together with its photos. A photo you remove from an invitation is deleted too. If you lost the edit link, email us with the invitation's link.
Inappropriate content
Invitations aren't listed anywhere public; only people with the link see them. If an invitation contains something illegal, abusive or infringing someone's rights, tap "Raporto këtë ftesë" at its end or email us. We review it and take it down within 24 hours.
Contact
BK Solutions SH.P.K. · contact@bk-solutions.info